Këngëtarja Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria, pas ngjarjes në ish-Bllok që përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur. Megjithatë nga dëshmitë e atyre që kanë qenë në lokal mbrëmjen e se enjtes kur ndodhi përplasja e armatosur vazhdojnë të hedhin gjithnjë e më shumë dritë mbi dinamiken e ngjarjeve.
Pista kryesore vazhdon të mbetet ajo që palët janë përplasur për një ngacmim ndaj Elvana Gjatës disa kohë më parë dhe sherri ka vijuar edhe në lokal në ish-Bllok. Por po hetohet edhe pista e prishjes së pazareve të drogës.
GSH shkruan se këngëtarja ka qenë në lokalin ku u bë përplasja mes dy grupeve. Sipas dëshmive kishte qenë në lokal të merrte një çelës tek i fejuari i saj Ervin Mata, i cili ishte shoqëruar në tavoline nga komando Melviol Bilo, Geldi Hoti si dhe shtetasi tjetër Fabiol Alushi.
Në momentin që ka marrë porosinë dhe po dilte nga lokali, Fabiol Gaxha ka parë drejt këngëtares së njohur, gjeste këto që kanë rënë në sy të partnerit të saj Ervin Mata dhe miqve të këtij të fundit.
I pari që ka kërkuar llogari ka qënë truproja e Elvana Gjatës, Melviol Bilo, i cili është përplasur fizikisht me Fabiol Gaxhën dhe pastaj ka nisur shkëmbimi i zjarrit.
Melviol Bilo ishte një nga komandot më të përgatitur të Zall-Herrit, me një eksperiencë të gjatë në luftime dhe para të cilit, viktima nuk mund të kishte asnjë shans.
Policia dyshon se Melviol Bilo, efektivi xhenio i forcave speciale komando qëlloi me armë gjatë sherrit. Ai nuk e ka pasur armen e shërbimit me vete në kohen e ngjarjes, por ka dyshime se ai ka pasur një armë tjetër, që e përdori për ekzekutimin e Fabiol Gaxhës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...