Në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të enjte janë dëgjuar dëshmitë e dy fëmijëve adoleshentë të Suela Sulës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Sadedin Sula në bashkëpunim me Fatjon Karmneshten në mobilierinë e tyre në prill të 2016-ës.
Dëshmia e fëmijëve ka qenë rrënqethëse, pasi kanë treguar me detaje dhunën fizike dhe psikologjike që babi i tyre ka ushtruar ndaj tyre dhe nënës ndër vite.
Një natë në shtëpinë tonë erdhën Fatjoni, daja i tij dhe dy persona të cilët ishin hoxhallarë. Nënën dhe neve na mbyllën në tualet dhe këta persona lagën me ujë të gjithë shtëpinë në mënyrë që të largoheshin xhindët. Në fund ata lagën edhe nënën.
Djali 16-vjeçar sqaroi një moment kur kishte hyrë në dhomën e prindërve dhe kishte parë që babai kishte tentuar të mbyste me jastëk nënën.
“Një natë ata po grindeshin në dhomë. Hapa derën dhe pashë babain që i kishte zënë frymën nënës me jastëk. Në atë moment ai u tërhoq dhe pashë nënën e cila ishte ne gjendje shumë të rëndë”.
Për vrasjen e Suela Sulës gjykata ka dënuar bashkëshortin e saj me burgim të përjetshëm, vendim i cili është ankimuar nga ai. Ndërsa vazhdon gjyqi për Fatjon Kermneshten, i cili është bashkëpunëtor në këtë krim./Klan
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale