Haxhi Kabili, ky që shihni në këtë video, është një prej të mbijetuarve të tërmetit në Thumanë. I plagosur dhe me fraktura në kokë, Haxhiu nuk pranon të mjekohet, por kërkon ndihmë që t’i nxjerrin vajzën 21-vjeçare nga rrënojat e pallatit të shembur ku ai jetonte në katin e katërt.
“Goca duhet të jetë e bllokuar tek ato blloqet e betonit ku është ai djali aty. Jam dëmtuar në kokë ndërsa më dhemb nga brinjët e krahut të djathtë. Nuk e kam mendjen tek mjekimi, kam hallin e gocës.Kërkoj ndihmë nga shteti që të më nxjerrë gocën, uroj të jetë gjallë”, thotë ai.
52-vjeçari ka arritur të shpëtojë së bashku me gruan e tij, ndërsa banorët e zonës, të ndihmuar dhe nga policia dhe disa firma ndërtimi, po punojnë për të nxjerrë të bllokuarit që ndodhen nën rrënoja në këtë pallat. Një tjetër banor i zonës rrëfen se nga ky pallat kanë arritur të shpëtojnë një djalë rreth 16 vjeç ndërsa gjyshja e tij është nxjerrë e vdekur. /tvklan.al/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...