Një 23-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me qira në lagjen Ali Demi, pasi kishte ardhur në Tiranë për të studiuar. Kur ngjarja u bë publike me datë 18 maj, u aludua se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme. Në dokumentin që ka publikuar TCH thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime.
“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, – thuhet në dokument.
Policia ka marrë edhe dëshminë e një 26-vjeçari me iniciale S.S. që ka pasur njohje me vajzën.
“E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi punonte tek Vodafone dhe e kam njohur pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka pasur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.
Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në Instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe. Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhembnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e ënjtur tek buza.
Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha “hajde çohemi se do vete pak tek tezja”. Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.
Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?
S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë
Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?
S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.
Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?
S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.
Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?
S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.
Më tej thuhet se në cilësinë e provës materiale janë janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të viktimës, një laptop i saj, një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut dhe një fletë format A4 e shkruar me stilolaps blu. Po ashtu edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile./tch/
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?