Google ADS

Dëshmia e burrit vrasës: E vrava Dianën se iku nga shtëpia

11:01 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Zënkat për xhelozi dhe vendimi për t’i dhënë fund martesës kanë qënë arsyet që kanë çuar emigrantin shqiptar Muhamed Vrapi 62 vjeç të godasë 15 herë me thikë deri në vdekje bashkëshorten e tij Diana Vrapi 52 vjeç.

I marrë në pyetje nga hetuesia italiane Muhamed Vrapi ka rrëfyer motivin e këtij krimi makabër.

Sipas tij prej disa kohësh bashkëshortja Diana Vrapi ishte xheloze pasi ai kalonte shumë kohë në chat duke komunikuar me një miken e tij të vjetër e cila jeton aktualisht në SHBA.

Tre ditë më parë Diana Vrapi kishte braktisur banesën bashkëshortore duke u strehua tek e motra e saj me vendimin për t’i dhënë fund martesës.

Gjithashtu një tjetër motiv për të cilën çifti grindej shpesh ishin paratë e mënyra për të administruar kursimet e përbashkëta.

Çifti Vrapi ishin të martuar prej 25 vitesh, e sipas rrëfimit të familjarëve dhe miqve, Muhamed Vrapi ishte një bashkëshort prepotent.

Gjatë ditëve në vazhdim prokuroria italiane do të marr në pyetje dhe 3 fëmijët e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme