Google ADS

Dërgohet me urgjencë në Turqi shefi i ORL në QSUT, shoqërohet nga Pipero

00:17 | 24 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Shefi i Shërbimit të Otorinolaringologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, dr. Besim Boçi, raportohet se është dërguar me urgjencë në një spital në Stamboll të Turqisë.

Dërgimi i Boçit në Turqi është bërë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij pas infektimit me COVID-19.

Mësohet se shefi i ORL në atë që shumë e njohin si spitali francez shoqërohet edhe nga mjeku i Infektivit, Pëllumb Pipero.

Është e paqartë si dhe ku është infektuar dr.Boçi. Zyrtarisht nuk ka një informacion mbi gjendjen dhe kurimin e tij dhe as prej sa ditësh ishte prekur nga koronavirusi, por ajo që dihet është se gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.

Më 8 shtator ai është shfaqur në një foto në Facebook ku gjendej në një mjedis duke drekuar me disa njerëz të tjerë për përurimin e një klinike private./noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme