Disa banka austriake dhe kompani energjetike kanë marrë kohët e fundit nga një letër të pazakontë. Një kompani ligjore është duke pyetur nëse ato kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë sepse ato duhet të ngrijnë.
Arsyeja është një gjyq në arbitrazh që disa investitorë italianë bënë kundër Shqipërisë në 2015 dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar (ICSID) u dha atyre rreth 100 milionë euro kompensim në prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën.
Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Firma ligjore Dorda ka marrë përsipër detyrën e sekuestrimit të pasurive shqiptare dhe po përpiqet të mbledhë deri në 25 milionë euro për Francesco Becchetti-n, një nga 3 paditësit. Llogaritë dhe letrat me vlerë në 7 banka, pjesa e koncesionit që Shqipëria ka me kompanitë Verbund dhe EVN për shkak të projekteve të ndërtimit të një termocentrali në vend duket se janë vënë në pikëpyetje.
Procedura në shumë shtete
Sipas Konventës së ICSID, në të cilën Austria është aderuar, vendimet e arbitrazhit duhet të zbatohen nga gjykatat vendase. Urdhri i ekzekutimit u bë në 10 nëntor në Gjykatën e Qarkut të Vjenës.
“Firma ligjore është akoma duke pritur përgjigjet nga kompanitë në fjalë, për të ashtuquajturat deklarata të borxhit të palëve të treta” – thotë një nga partnerët e Dorda, Florian Kremslehner. Përveç Austrisë, ka procedime paralele edhe në vendet të tjera të Evropës. Sapo shuma totale të jetë mbledhur, detyrimi konsiderohet i përmbushur.
“Procedura të tilla përmbarimore janë mjaft të rralla”, – thotë Kremslehner për “Der Standard”, – sepse shtetet zakonisht pranojnë vendime të tilla arbitrazhi. Pengesa më e madhe është se shtetet këmbëngulin në sovranitetin e tyre dhe zbatimi është i vështirë në shumë shtete të tjera.”
Qeveria shqiptare refuzon të paguajë, duke përmendur një proces ankimimi që është në vazhdimësi. Në fakt, sipas një platforme kërkimore shqiptare, Ministria e Financave në Tiranë tashmë ka buxhetuar 110 milionë euro për të shlyer këtë detyrim.
Çështja e lirisë së shtypit
Kjo çështje është veçanërisht pikante sepse ka të bëjë gjithashtu me lirinë e shtypit. Kompania televizive Agonset u konfiskua, por sipas mendimit të gjykatës së arbitrazhit kjo u bë sepse ishte tepër kritike ndaj qeverisë. Konfiskimi “ishte kulmi i një fushate politike kundër paditësve”, të cilët gjithashtu u përndoqën me procedime të diskutueshme penale.
Shqipëria zakonisht merr nota të mira për klimën e saj të investimeve, por tashmë ka humbur disa procedura të arbitrazhit kundër investitorëve. Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori konsiderohet të jetë pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët rrallëherë u drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit./lapsi.al/
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...