Deputetja thyen rregullin e grupit të PD, shkon në Kuvend

12:12 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në një kohë që protesta e studenteve është zhvendosur para Kuvendit, pas deputetëve të LSI-së, edhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari i është bashkuar seancës plenare, duke shkelur vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “BalkanWeb” se Hajdari ndodhet në senacë për të mbështetur studentët.

“Bravo studenteve për protestën dhe qendresën”, mësohet të jetë shprehur Hajdari.

Gjencaj shton se ajo ka komentuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhore, ndërsa ka kërkuar edhe votim sa më parë të reformës zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme