Deputetja e PD-së e cilëson 30 prillin ditën më të bukur në historinë e partisë së cilës ajo i përket

22:17 | 30 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi në Kuvendin e Partisë Demokratike se kjo është një nga ditët më të bukura të historisë së partisë.

“Kush ka patur dyshime se Partia Demokratike është forca ku gjithçka është e mundur, kush ka akoma pikëpyetje për fuqinë e demokracisë, ky Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike është përgjigja më e mire”, u shpreh ajo.

Vokshi foli në statusin e kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kur tha se asnjëherë më parë në këto vitët e fundit demokratët nuk kanë patur më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe më shumë besim.

Ajo pati një falënderim të veçantë për të gjitha gratë që merren me politikë, duke theksuar se gratë në politikë kanë një punë të vështirë.

“Tek forca e gruas qendron forca e fitores së Partisë Demokratike! Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla jonë kurrizore, pjesa më besnike e më elegante e saj”, u shpreh tutje Vokshi./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme