Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kritikuar myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, për qëndrimet e tij publike, të cilat i konsideron të njëjta me ato të Partisë Socialiste.
Spaho ka publikuar një artikull të gazetës ‘Rilindja Demokratike’, ku Gurra quhet vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.
Ai thekson se nuk duhet të habitemi nëse Gurra vendoset si kandidat për deputet në të ardhmen në listat e PS.
“Mos u habisni sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputet të PS në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS, PPSH, zhduku kishat e xhamitë. Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë memorie të vogël, e diktuar nga interesa personale kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.
Komentet e tij vijnë pasi Gurra deklaroi në nisje të Ramazanit se: “Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve apo edhe të vëllezërve të krishterë”.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë