Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kritikuar myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, për qëndrimet e tij publike, të cilat i konsideron të njëjta me ato të Partisë Socialiste.
Spaho ka publikuar një artikull të gazetës ‘Rilindja Demokratike’, ku Gurra quhet vegël e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.
Ai thekson se nuk duhet të habitemi nëse Gurra vendoset si kandidat për deputet në të ardhmen në listat e PS.
“Mos u habisni sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputet të PS në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS, PPSH, zhduku kishat e xhamitë. Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë memorie të vogël, e diktuar nga interesa personale kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.
Komentet e tij vijnë pasi Gurra deklaroi në nisje të Ramazanit se: “Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve apo edhe të vëllezërve të krishterë”.
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe