I ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’ në ‘News24’ deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit, humbjen e PD dhe zërat nëse Basha duhet të japë dorëheqjen.
I pyetur nëse ndikoi marrëveshja Rama-Basha e 18 majit në humbjen e PD, Pollo tha se marrëveshja e botuar ishte për të mos lejuar ndikimin e administratës në zgjedhje.
“Perceptimi i një koalicioni të gjerë mund të mos ketë qenë motivues për një pjesë të koalicionit. Por kjo mund të ketë qenë deri diku demotivuese. Marrëveshja e botuar ishte për të mos ndikuar administrata në fushatë. Pjesa tjetër qe do bëhej mbas zgjedhjeve nuk kemi ndonjë gjë të re. Pra ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore. Marrëveshja është e shkruar”-tha Pollo.
Ndërkohë i pyetur nëse Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen pas humbjes se zgjedhjeve dhe jo të ngrinte funksionet e tij, Genc Pollo tha se me vendimin për pezullimin e funksioneve të tij Basha ka dhënë dorëheqjen.
“Për mua e ka dhënë dorëheqjen. Pra termi i duhur nuk është ‘ngrirje’ por është pezullim deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda PD. Shoh që zotërite që kundërshtojnë kërkojnë dorëheqjen, por edhe Basha mund t’u thotë atyre mos kandidoni, mos kandidoni. Është një garë që duhet bërë me debatin e nevojshëm dhe jo me sulme personale. Ata që do kandidojnë duhet të paraqesin opsionet e tyre për të drejtuar PD-në” –tha Pollo.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...