Çështja “Babale” rikthehet sot në qendër të vëmendjes dhe debatit politik, pasi do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para trupës gjyqësore do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Grupi parlamentar i PD-së i ka dalë në mbrojtje të Salianjit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në seance në solidarizim me Salinajin.
Alibeaj e cilëson gjyqin si një orkestrim të pastër politik dhe hakmarrës të mazhorancës për shkak të qëndrimeve të forta të deputetit demokrat kundër qeverisë.
Ndërkaq, Sali Berisha u bëri thirrje organizmave ndërkombëtare të ndërhyjnë, pasi sipas tij “klanet e drogës me pushtet” duan të dënojnë Salianjin.
Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm. Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg. Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.
Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të. /Euronews Albania/
Policia ia publikon fotografinë një gruaje që po kërkohet pë...
“I kam fshehur thikat”, pse Rezi po frikësohet nga veprimet ...
Mourinho flet për 115 akuzat e Man Cityt dhe pretendon se Ma...
Tri ditë para dasmës, Dafina Zeqiri shfaqet nudo +16
Harris dhe Trump luftojnë për vota në shtetin vendimtar të P...
Sulmohet kompleksi i industrisë së aviacionit në Turqi, rapo...