Mark Hauptmann, deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman tha gjatë takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se do u sugjerojë kolegëve të vetë në Gjermani të hapen negociatat me Shqipërinë.
“Siç e dini brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE. Jam i mendimit se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, sepse për ne nuk konsiderohet si përfundimi i reformave por fillimi i reformave. Do ua sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave”, tha Hauptman.
Duke vlerësuar progresin e Shqipërisë ai tha se Shqipëria është një partnerë që duhet mbështetur. “Është e qartë ë qeveria ka një agjendë reformash, reforma në drejtësi dhe një sërë reformash të tjera në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në këtë aspekt Shqipëria është partnerë për ne dhe duam ta mbështesim në rrugën e mëtejshëm” tha ai.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...