Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku thotë se liberalizimi i vizave me Rusinë vë në rrezik sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Në një situatë sanksionesh të një lufte në zhvillim, kërcënimeve për përshkallëzim të luftës e kërcënimeve për të sulmuar vende të NATO-s, heqja e vizave nuk jep asnjë garanci se përmes këtyre turistëve mund të futen informatorë, e vrasës”, u shpreh ai në Euronews Albania.
Çollaku theksoi se nuk mund të hiqen vizat me një vend që “është në luftë me të gjithë botën demokratike”.
“Vizat hiqen me vendet që ka miqësi dhe siguri”, shtoi Çollaku.
Ai tha se duhet t’i plotësohet kërkesa presidentit Zelenksi për të mos i lejuar turistët rusë në Shqipëri, kërkesë kjo edhe e opozitës.
Më 25 mars, qeveria ka vendosur të heqë vizat për turistët rusë për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...