Tema e shqiptarëve shpesh herë bëhet objekt debati në parlamentin grek.
Deputeti arvanitas i “Syriza”-s, Emanouil Glezos, ka rrëfyer nga podiumi i parlamentit se më shumë se gjysma në sallë është me prejardhje shqiptare…”.
Ai ju drejtua ministrit të Arsimit me pyetjen nëse ishte grek apo jo se mbiemri i tij tregonte se është arvanitas.
“Nuk do të doja të hidhja vaj në zjarr por ju lutem i dashur ministër i arsimit të deklaroni qartë nëse jeni grek apo jo, se mbiemri juaj tregon se jeni Arvanitas (Arvanitopoulos). Nuk është kuptuar akoma, këtu kam katalogun nga 36, 13 kanë emra që nuk janë grekë edhe janë të gjithë të huaj! Bëra një studim të veçantë dhe rastësisht 13 nga 36 emrat janë të huaj. Nuk kemi kuptuar, jemi dy popuj që jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe siç kam thënë më parë, njerëzit fqinj nuk mund t’i ndjekësh. Kështu që 2 popujt tanë dhe, të dallojmë këtu njerëzit nga qeveritë, të kuptojnë se ne duhet të gjejmë fjalën për të bashkëjetuar. Ky duhet të jetë udhëheqësi ynë tani e tutje. Në qoftë se ju shkoni nëpër festa myslimanësh, do kuptoni se ata kanë të njëjtat valle dhe këngë me ne. Ky është realiteti. Atëherë me këta dy popuj (Shqipëri-Turqi) duhet ta gjejmë gjuhën, ka thënë ai./Arbresh.info/
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë