Deputeti demokrat Klevis Balliu në një dalje përpara mediave ka kërkuar sot arrestimin pa vonesë të Kryebashkiakut Vangjush Dako.
Sipas Balliu, nga disja 339 është vërtetuar se Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me bandat, para pas dhe gjatë zgjedhjeve.
“Dosja 339, fakton se kryetari i bashkisë pasi ka blerë vota komunikon me Niçen për të falënderuar kreun e bandës. Nga përgjimet, shqiptarët kanë parë se si banda e Avdylajve i kërkon ndihmë Dakos për të larguar forcat speciale. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe largon dëshmitarë, i ndihmuar nga kryeministri Rama”. Tha Balliu.
Deputeti demokrat shtoi se në Shqipëri nuk ka për të patur zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi që mban qeverine ilegjitime të Edi Ramës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...