Nga një anketim i kryer nga ana e Institutit të Studimeve Politike me 70 për qind të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë rezulton se gjysma e bashkëshortë(e)ve të tyre janë të punësuar në shtet.
Anketimi i kryer nga Instituti (ISP) përfshin të dhënat e deputetëve të PS-së, PD-së, LSI dhe PDIU-së, duke përfshirë këtu edhe faktin se një pjesë e tyre kanë qenë të rezervuar.
Nga përgjigjet rezultoi se një e treta e deputetëve deklarojnë se bashkëshorti/ja nuk ka angazhime në parti politike apo poste të ndryshme drejtuese politike, si dhe dy të tretat janë po ashtu jashtë politikës, por në angazhime të ndryshme publike. Vetëm 2.9% e konfirmojnë angazhimin e kundërt.
Lidhur me marrëdhëniet e punës, 8,8% e deputetëve deklarojnë se janë të papunë, pra nuk kanë asnjë angazhim kontraktor punësimi në shtet apo në privat. Ndërsa pjesa tjetër e të anketuarve rezulton me profesione si ekonomistë dhe juristë me 11.8%, ose qenia biznesmen dhe marrja me biznes pas karrierës politike, ndjekur nga angazhimi si pedagog në universitete.
“Lidhur me angazhimet shtet – privat, rezulton se dominues për bashkëshortët e deputetëve është punësimi në shtet (50%) dhe 35% në privat. Punësimi në shtet është tipar i shprehur tek të gjithë deputetët, por me theks të veçantë tek deputetët e mazhorancës, ku përqindja në shtet arrin deri në 70% e të pyeturve, kurse punësimi në privat është kryesisht tregues për një pjesë të deputetëve të opozitës”, thuhet në anketimin e ISP-së.
Në anketimin e zhvilluar direkt me deputetët më 2018, rezultoi se 65% e deputetëve deklarojnë pa problem identitetin e tyre fetar, ndërsa 35% deklarohen në forma mikse, ateistë ose besim fetar të përzier për shkak të besimeve të ndryshme fetare të prindërve të tyre dhe preferencave specifike personale.
Në pyetjen e këtyre të fundit për të identifikuar një besim fetar dominues për veten e tyre, përgjigjet ishin nga më të larmishmet, – që nga “mysliman liberal”, “i krishterë i konvertuar”, “protestan” dhe deri tek “feja e shqiptarit është Shqiptaria”.
Shkollimi i tyre publik, i fëmijëve sekret
Ndërsa janë të hapur për të shprehur shkollimin e tyre, deputetët janë më të rezervuar sa i përket shkollimit të fëmijëve të tyre.
Deputetët u pyetën nëse fëmijët e tyre janë me studime brenda ose jashtë vendit, 2/3 e deputetëve refuzuan ta japin këtë informacion. Ndër ata që dhanë informacion rezulton se 26,5% e deputetëve i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat e mesme ose të larta brenda vendit dhe 17,6% i kanë dërguar fëmijët në shkolla jashtë vendit.
Ndër përgjigjet e tjera deputetët dhanë variante të ndryshme alternative, si për shembull, një vit në shtet dhe dy vjet në privat, ose për ca kohë jashtë vendit, por më pas në shkollat brenda vendit, etj. Në tërësi, pa rëndësinë e detajeve, tabloja e të dhënave nga deputetët tregon se preferencë mbetet dërgimi i fëmijëve në shkolla të mesme ose të larta private dhe se përqindja e atyre që i kanë dërguar fëmijët në shkolla jashtë vendit është relativisht shumë më e lartë sesa përqindja e popullsisë votuese.
Deputetët duan rroga të larta
Sa i përket trajtimit financiar, edhe pse kanë pagat më të larta në Shqipëri, të zgjedhurit e popullit shprehen se janë të pakënaqur sa i përket trajtimit të tyre financiar. Kështu 92 për qind e tyre mendojnë se marrin rroga të pamjaftueshme, ku 77 për qind tyre shprehen se nuk i përballojnë dot shpenzimet me rrogën që paguhen.
Madje 44% e të anketuarve janë kundër mënyrës dhe sistemit aktual që i llogaritjes së rrogës nga Kuvendi, pasi i pamundëson atyre që të zhvillojnë takime të rregullta elektorale, edhe pse pjesa më e madhe e tyre afro 85% kanë përfituar trajtim të rregullt financiar, si dieta apo honorare, pagesa ekstra veç pagës mujore prej 140 mijë lekësh të reja. Dietat e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve janë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre.
Gjysma e të anketuarve janë kundër penalizmit të pagës mujore në rast mungese në Kuvend. Si pjesë e privilegjeve, 35 për qind e deputetëve kanë deklaruar se kanë marrë makina pa paguar doganë dhe 52% e tyre kanë përdorur sallën VIP në aeroportin e Rinasit.
I votojnë ligjet pa i kuptuar
Në ushtrimin e funksionit parlamentar merr rëndësi edhe raporti i deputetëve me integritetin e tyre personal në votimin e ligjeve dhe aktivizimin politik, raportet me median dhe me publikun, me të drejtat dhe me mjedisin e sigurt dhe të përshtatshëm për të ushtruar funksionet e tyre.
Të dhënat më të rëndësishme të këtij seti pyetjesh janë si më poshtë. Në të dhënat e nxjerra nga përgjigjet e deputetëve rezultojnë se ka 10-11% raste kur deputetët kanë votuar ligje dhe akte pa i kuptuar ato, apo jashtë vullnetit të tyre personal si deputet.
Gjithashtu një e treta e deputetëve deklarojnë se janë fyer personalisht nga kolegët në Kuvend, 35% deklarojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre parlamentare dhe se 23% iu është hequr emri nga lista e diskutimeve në seancë pa miratimin paraprak të tyre.
Nisur nga mënyra sesi funksionon parlamenti, heqja e emrave nga lista e diskutimeve është kryesisht rol që e merr kryetari i grupit parlamentar, pavarësisht se çdo deputet ka të drejtë të flasë sipas Rregullores. E dhënë tjetër me interes është fakti se shumica e deputetëve janë pro një kanali televiziv dedikuar Kuvendit, por janë kritikë me projektin për largimin e gazetarëve nga prezenca e tyre në komisionet e Kuvendit. Ndërsa 9 për qind e tyre deklarojnë se kanë dështuar për sa i përket pritëshmërive të tyre dhe se mbi 55% deklarojnë se kanë pasur vështirësi në mbajtjen e premtimeve.
Privilegjet
Mbi 82% kanë pasaportë diplomatike për bashkëshortë(e)t e tyre
Mbi 85% kanë përfituar trajtim të rregullt financiar (dieta, honorare, etj)
Mbi 55% kanë zyrë në dispozicion të ofruar nga Kuvendi
Mbi 35% kanë kaluar makinë pa doganë për veten e tyre
Mbi 52% kanë përdorur sallën VIP në Rinas në udhëtimet e tyre
Mbi 92% mendojnë se rroga që marrin është e pamjaftueshme
Mbi 44% janë kundër sistemit aktual të llogaritjes së rrogës nga Kuvendi
Mbi 85% ankohet se rroga i pamundëson takime të rregullta elektorale
Mbi 77% nuk i përballon dot shpenzimet me rrogën e deputetit
Mbi 55% janë kundër penalizimit në rrogë në rast mungesë në Kuvend
Mbi 91% janë pro stafit teknik në dispozicion për deputetët në Kuvend
Mbi 85% kërkojnë buxhet personal parlamentar për aktivitetet e tyre
Njohja me ligjet dhe votimet
Mbi 88% janë të informuar mbi ligjet dhe aktet e Kuvendit
Mbi 88% janë të informuar mbi kalendarin e punës në Kuvend
Mbi 73% janë të informuar mbi peticionet adresuar Kuvendit
Mbi 38% nuk janë të informuar për kalendarin e punës së bashkisë/qarkut
Mbi 47% nuk janë të njohur me axhendën e mbledhjeve të qeverisë
Mbi 73% janë të informuar mbi botimet e Kuvendit
Mbi 70% informohen mbi trajtimin financiar në Kuvend
Mbi 47% nuk kanë bërë asnjë propozim në axhendë/Kuvend
Mbi 41% janë informuar mbi ecurinë e nismave të tyre ligjore
Mbi 61% janë të informuar mbi ecurinë e kërkesave në Kuvend
Mbi 70% janë të informuar mbi aktivitetet e Kuvendit
Rreth 30% nuk janë të informuar mbi kostot financiare të ligjeve që votojnë
Një e treta nuk janë të informuar mbi ecurinë/zbatimin e ligjeve që votojnë
Mbi 29% nuk janë të informuar mbi ecurinë e rezolutave të miratuara
Mbi 29% nuk janë të informuar mbi rastet e konfliktit të interesit në Kuvend
Mbi 14% deklarojnë se kanë pasur raste personale të konfliktit të interesit.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...