Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë rezultojnë pasanikë, biznesmenë të mëdhenj, pronarë asetesh, aksionesh, pasurish të patundshme dhe me koleksione arti.
Open Data Albania ka publikuar deklarimet e deputetëve që kanë hyrë në Parlament për herë të parë. Deputetët e zgjedhur për herë të parë vijnë nga një e shkuar që rezulton shumë e suksesshme në biznese, profesione të lira dhe sipërmarrje.
PASURIA E DISA PREJ DEPUTETEVE TE RINJ TE PD
Pasuria e Grida Dumës
Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. banimi me sip. 152 m2 në Tiranë, blerë nga deklaruesja sipas kontratës së porosisë me kursime, kontribute prindërore, divident nga ortakëria në sipërmarrje private, vlera 90 000 euro.
2) Ap. banimi në Durrës i cili nuk është në pronësi të deklarueses për shkak të moszbatimit të kontratës nga pala sipërmarrëse. Për këtë arsye kontrata e porosisë është në proces gjyqësor në Tiranë në një kohë që në vitin 2009 ishin paguar për këtë ap. 72 000 euro.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 287 756 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 372 573.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga si lektore me kohë të pjesshme dhe të plotë, 3 558 euro.
4) Gjendja cash, 1 250 000 lekë.
1) Pronare me 100 % i një makine ‘Chevrolet Captiva’ blerë me leasing dhe vlera e makinës lënë në koncesionar, shlyer me të ardhura nga pagat, vlera 33 000 euro.
2) Pronare me 100 % e një makine BMW, blerë me të ardhura nga shitja e ap. me sip 53 m2, vlera 15 000 euro.
1) Të ardhura si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, 582 489 lekë.
2) Të ardhura si lektore e ftuar, Lead Albania, 255 dollarë.
3) Bashkëshorti, Z. Ilir Shqina, të ardhura si specialist (grada këshilltar), në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, (janar-gusht 2017.), 740 040 lekë.
Pasuria e Ervin Salianjit
Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 106.48 m2 në Tiranë përfituar sipas një kontrate shkëmbimi asetesh, (shkëmbimi i një ap. me sip 253.91 m2 në Durrës e krijuar nga pjes takuese e pronës familjare, kundrejt ap. në Tiranë).
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e depozitës bankare me afat në një bankë të nivelit të dytë, të ardhurat nga paga nga Bashkia Tiranë,kursime dhe interesa depozite, 1 060 068 lekë.
2) Gjendja e depozitës bankare me afat në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga, kursime, kontribute familjare dhe interesa depozite, 7 460 euro.
3) Gjendja e depozitës bankare me afat në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura të krijuara nga kontrata dt. 17.03.2016 për Konsulencë e ndërmjetësim dhe interesa depozite, 60 102 euro.
4) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura të krijuara nga kontrata dt. 17.03.2016 për Konsulencë e ndërmjetësim dhe interesa depozite, 22 489 euro.
5) Kartë krediti në një bankë të nivelit të dytë me limit, 579 000 lekë.
6) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura të krijuara nga kontrata dt. 17.03.2016 për Konsulencë e ndërmjetësim, 12 988 euro.
7) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura të krijuara nga kontrata dt. 17.03.2016 për Konsulencë e ndërmjetësim dhe interesa depozite, 243 660 lekë.
Automjete Pronar me 100 % i një makine tip “Mercedez Benz”, blerë më 07.01.2014 me të ardhura familjare, 10 000 euro.
Pasuria e Rudina Hajdarit
Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, pronar me 50 % i një godine me sip. 465 m2 në Nju Jork, USA, vlera 750 000 dollarë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Kredi studentore për t’u paguar për ofruesin e granteve të shtetit të Nju Jorkut prej 10 000 dollarësh për kostot e shkollimit universitar. Interesi paguhet me 5 % në vite mbi kohëzgjatjen e kredisë prej 10 vitesh. Detyrimi i mbetur pashlyer, 9 500 dollarë.
2) Kartë krediti me bilanc 500 dollarë.
3) Detyrime për shlyerje qiraje për përdorimin e ap. të vëllait prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3 600 dollarë në vit. Detyrimi i mbetur pashlyer, 600 dollarë.
3) Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, kredi bankare 350 000 dollarë me afat 30 %, normë interesi 5 %. Detyrimi që ka mbetur për t’u shlyer, 315 000 dollarë.
Automjete Nuk ka
Sende me vlerë Nuk ka
Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara)
1) Pronare e 10 % të aksioneve dhe kapitalit të kompanisë ‘Wilcuma LLC’, dhuratë nga bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, vlera neto e aksioneve 170 000 dollarë. Sipas marrëveshjes së aksionerëve nuk ka divident në para që paguhet për vitin e parë të punës në ‘Wilcoma LLC’.
2) Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, pronar i 20 % të kapitalit në kompaninë ‘Wilcuma LLC’, Nju Jork, vlera 340 000 dollarë.
Dhurata Nuk ka
Të tjera
1) Të ardhura mujore nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 050 euro.
2) Bashkëshorti, Muçjon Demiraj, të ardhura nga kompania dhe qiraja e godinës në Nju Jork, 6 500 dollarë.
3) Të ardhura mujore nga kompania e bashkëshortit, Z. Muçjon Demiraj LLC, 6 500 dollarë, pjesa takuese 50 %./Lexo/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...