Deputetët e PD-së të ndërpresin bojkotin e Kuvendit, nuk iu shërben për asgjë!

12:54 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Eurokomisionieri Knut Fleckenstein ka bërë apel deputetëve të PD-së, të cilët pas një vendimi grupi kanë bojkotuara punimet në komisionet parlamentar, që të kthehen në kuvend dhe të mos vazhdojnë të bojkotojnë.

Në konferencën për shtyp, ai ka thënë se kjo nuk është rruga e duhur për të plotësuar kërkesat e opozitës. Ai u ndal konkretisht në Reformën në Drejtësi ku bëri apel që duhet të ndalet procesi i vettingurt dhe reforma në drejtësi, të cilat janë kushte kryesore për integrimin e vendit. “Bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa i përket atyre zgjedhësve që kanë votuar për deputetet. Prandaj i kërkoj kolegëve të mi në PD që të vazhdojnë të kërkojnë që ata mendojnë se është e nevojshme, por të kthehen në punë.

Mund t’ju siguroj se ky nuk është mendimi i Knut Fleckenstein, as i Hahn, Mogherinit apo Vlahutin por e të gjithëve ne dhe Eduard Kukan. Reforma në drejtësi ka qenë një betejë e fortë, në mënyrë që për opozitën të siguronim ndarjen 50 me 50 në komisione dhe prandaj i them kolegëve të PD mos na jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur këtë. Prandaj minimalja është të ktheheni në komisionet, mos ndaloni procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi”, iu është drejtuar Felckenstein.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme