Google ADS

Deputetët e PD-së i bashkohen protestës së 7 Korrikut

17:34 | 30 Qershor 2022
L G

Pjesa dërrmuese e deputetëve të Partisë Demokratike konfirmojnë pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 7 Korrik, por njëherazi kërkojnë që të nisin konsultimet me ta për strategjinë që duhet ndjekur për tubimin e së enjtes.

“Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja”, tha Grida Duma.

“Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve”, u shpreh Alizoti.

“Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë”, theksoi Ina Zhupa.

“Unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta”, u shpreh Salianji.

“Do marr pjesë në protestë, po organizohemi”, tha Xhelal Mziu.

“Po do marr pjesë”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

“Ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike”, u shpreh Hoxha.

“Do jem në 7 Korrik në protestë”, tha Korreshi.

Thirrjes i janë bashkuar edhe aleatët, teksa të tjerë pritet që vendimin ta marrin ditët në vijim.

“Po ne do marrim pjesë, PAA”, tha Agron Duka.

“Do mblidhemi ta vendosim”, u shpreh Mesila Doda.

Të vetmit që kanë refuzuar thirrjen e Sali Berishës janë Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët së bashku me Lulzim Bashën u lanë jashtë grupeve të punës për organizimin e protestës nga Partia Demokratike.

“Jo protestë për non gratat. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk është ai shpresa e njerëzve”, tha Alibeaj.

“Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave”, tha Gazment Bardhi.

Pati nga ata deputetë që nuk i përkasin asnjë grupimi, por për shkak të angazhimeve mos qenia në Shqipëri ua pamundëson ardhjen në protestë.

“Nëse do të jem në Shqipëri do marr pjesë në protestë”, tha Gjekmarkaj.

Nga ata që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës disa patën kurajon ta pranonin publikisht mungesën, ndërsa të tjerë thanë se atë ditë ishin jashtë vendit.

Për organizimin e protestës së 7 Korrikut, Partia Demokratike ka angazhuar pothuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar, me qëllim pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve në shesh./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme