Deputetët e opozitës, të cilët munguan në seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë prej tre muajsh, kanë marrë paga, dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie, shpenzime qiraje.
Nisur edhe nga kërkesa të shumta të qytetarëve, të cilët kërkonin nëse janë paguar apo jo deputetët e çadrës, Fiks Fare, iu drejtua me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë. I kërkuan informacion të plotë për trajtimet ekonomike, në lidhje me dietat, shpenzimet për karburant, për telefonin, për pjesëmarrje në aktivitete të Kuvendit, brenda apo jashtë vendit, për pjesëmarrje në komisionet parlamentare, etj.
Përfitimet e majme të deputetëve.
Kuvendi i Shqipërisë na ktheu përgjigje se, paga neto e një deputeti në Shqipëri është 119 460 lekë. Krahas pagës, deputetët kanë edhe një trajtim financiar. Në ligjin “për statusin e deputetit” thuhet se paga përbëhet nga pjesëmarrja në seancë, komisione dhe në veprimtari parlamentare. Në vendimin me numër 114 të vitit 2014, “për mënyrën e trajtimit të deputetëve” përcaktohen se për çdo mungesë pa shkaqe, deputetit i ndalohet paga ditore.
Kryetarët e grupeve parlamentare me mbi 10 deputetë përfitojnë një shtesë page 15 përqind mbi pagën e deputetit. Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet për pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit të përhershëm. Në këtë rast, masa e shpërblimit është 2 000 lekë për çdo mbledhje. Deputeti përfiton dieta ditore për ditët e shërbimit brenda vendit, në masën 4 përqind të pagës bazë dhe vlerë hoteli deri në 3 000 lekë nata.
Sipas shkresës së Kuvendit për Fiks Fare, Deputetët përfitojnë: Rimbursim 17.000 lekë në muaj për telefon; rimbursim shpenzime karburanti deri në 40.000 lekë në muaj; dieta brenda vendit deri në 12 ditë në muaj për deputetët që kanë vendbanim në qarqe, ndërsa deputetët e tjerë deri në 6 ditë dhe honoraret për mbledhje komisionesh përfitohen vetëm kur merr pjesë në komision. Deputeti ka të drejtën e një banese me qira në Tiranë, e cila i paguhet deri në 35.000 lekë në muaj.
Rrogat e deputetëve të çadrës
Po çfarë përfitimesh financiare kanë pasur deputetët e opozitës, gjatë kohës që kanë qëndruar në çadër, duke mos qenë asnjë ditë në Parlament dhe në komisionet parlamentare? Në muajin shkurt, administrata e Kuvendit, vijoi të paguajë rregullisht deputetët e opozitës me paga dhe përfitime financiare, të cilat kanë qenë në kufirin maksimal.
Pagat kanë variuar nga 107 mijë lekë të reja që ka marrë Flamur Noka, deri në 134 mijë lekë që ka përfituar kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.
Ndërkohë, këta deputetë kanë marrë edhe përfitimet financiare, nga 47 mijë lekët e Sali Berishës, 137 mijë lekë që ka marrë Jozefina Topalli, deri te 162 mijë lekë që ka futur në xhep Nard Ndoka. Në total, në muajin shkurt, deputetët e opozitës kanë përfituar nga 160 mijë deri në 280 mijë lekë.
Në muajin mars, deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë asnjë ditë në seancat plenare të Kuvendit, apo në komisionet parlamentare. Megjithatë, ata janë paguar.
Në këtë muaj, Fatmir Mediu ka marrë pagën më të ulët, 84 mijë lekë të reja. Edi Paloka, ka përfituar një pagë prej 128 mijë lekësh, pa qenë asnjë ditë në dyert e Kuvendit, megjithëse ishte shumë afër.
Po kështu, ata kanë vijuar të marrin edhe përfitimet financiare, si karburant, qira shtëpie, dieta, shërbim i telefonisë etj. Sali Berisha ka qenë më i “ndëshkuari”, me 47 mijë lekë. Ndërkohë, Vangjel Duke ka përfituar më shumë, plot 2017 mijë lekë, i ndjekur nga Nard Ndoka me 157 mijë.
Këta deputetë, në muajin mars, kanë shtuar të ardhura, paga dhe përfitime, nga 148 mijë lekë Arben Ristani deri te 325 mijë lekë që ka marrë Vangjel Dule.
Deputetët: S’i kemi tërhequr nga banka
Fiks Fare intervistoi disa deputetë të opozitës. Luçiano Boçi, në ditën e 74 të çadrës, tha se do të qëndronin derisa të largohej Edi Rama. Pyetjes se, nëse gjatë kësaj kohe e kishin marrë pagën, ai tha se “kjo është një pyetje jo mediatike, jo televizive, jo se refuzoj të përgjigjëm, çdo pyetje është e mirë, përgjigjet janë të këqija dhe këto janë të tipit diversist. Në fakt nuk e kam tërhequr pagën këto ditë dhe se kam parë llogarinë time. Ne kemi marrë atë që na takon gjatë kohës që kemi qenë dhe shpenzime atë që na ka takuar. Përgjigja e saktë te financa e parlamentit”.
Ndërkohë, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në ditën e 76 tha se ia ka falur gazetarëve dhe në fund tha se e ka marrë Edi Rama. Disa deputete të PD-së iu sugjeruan gazetares së Fiksit të pyeste te financa e Kuvendit, fakt të cilin e kemi bërë. “Pyet Edi Ramën, Ilir Metën. Grupi i PS-së, kur e bojkotoi për qejf të vet parlamentin, e mori atëherë, dhe jo sot kur luftojmë për lirinë” thotë një deputete.
Një tjetër thotë se i vjen keq që shqetësimi publik është rroga e tyre. “Me shqetësuese është kush është në parlament, kush do futet” thotë ajo, ndërsa gazetarja e pyeti nëse ka apo jo për të ngrënë në shtëpi. “Shqiptarët s’kanë bukë për të ngrënë, s’kanë bukë për fëmijët, për librat, kjo është kauza jonë. Ne marrim pagë, por unë dua t’ju pyes përse jeni të shqetësuar për pagën tonë. Pyesni ata të PS-së, u duhet paga, apo kanë paga nga krimi” përfundon ajo.
PËRFITIMET E DEPUTETËVE
Muaji shkurt
1. Albana Vokshi ka marrë 123.403 lekë pagë neto në muajin shkurt. Po në shkurt, ka përfituar edhe 97.093 lekë përfitime financiare. Në total, ka marrë 220.496 lekë.
2. Aldo Bumçi është paguar në shkurt me 117.891 lekë pagë. Ka marrë 93.760 lekë përfitime. Në total, 211.651 lekë.
3. Arben Imami ka marrë pagë 112.532 lekë dhe 88.327 lekë përfitime. Në total, 200.857 lekë.
4. Arben Ristani ka marrë pagë 117.891 lekë dhe përfitime 101.425 lekë. Në total, 219.316 lekë.
5. Asllan Dogjani ka marrë pagë në shkurt 117.891 dhe përfitime 84.641. Në total, 202.532 lekë.
6. Edi Paloka ka marrë pagë 134.423 lekë dhe përfitime 93.285. Në total, 227.708 lekë.
7. Eduart Halimi ka marrë një pagë 117.891 lekë dhe përditime 87.539. Në total, 205.430 lekë.
8. Fatmir Mediu ka marrë 123.403 lekë pëgë dhe për 61.700 lekë përfitime. Në total 185.103 lekë.
9. Flamur Noka ka marrë pagë 107.173 lekë dhe përfitime 94.625 lekë. Në total, 201.798 lekë.
10. Genc Pollo ka marrë pagë 123.403 lekë dhe përfitime 64.250. Në total 187.653.
11. Gent Strazimiri ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 87.539 lekë. Në total 205.430 lekë.
12. Jozefina Topalli ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 137.350 lekë. Në total 255.241 lekë.
13. Luçiano Boçi ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 127.652 lekë përfitime. Në total 245.543 lekë.
14. Majlinda Bregu ka marrë pagë 123.403 lekë dhe 89.520 përfitime. Në total 212.923 lekë.
15. Nard Ndoka ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 162.850 lekë përfitime. Në total 280.741 lekë.
16. Ridvan Bode ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 99.725 lekë përfitime. Në total 217.616 lekë.
17. Sali Berisha ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 47.016 lekë përfitime. Në total 164.907 lekë.
18. Vangjel Dule ka marrë pagë 117.891 lekë dhe 58.700 lekë. Në total 176.591 lekë.
Muaji mars
1. Albana Vokshi ka marrë pagë 112.185 lekë dhe përfitime 90.718 lekë. Në total 202.903 lekë.
2. Aldo Bumçi ka marrë pagë 112.532 lekë dhe përfitime 88.660. Në total 201.192 lekë.
3. Arben Imami ka marrë pagë 107.173 dhe përfitime 50.702 lekë. Në total 157.875 lekë.
4. Arben Ristani ka marrë pagë 91.096 dhe përfitime 57.000 lekë. Në total 148.096 lekë.
5. Asllan Dogjani ka marrë pagë 101.814 lekë dhe përfitime 84.641. Në total 186.455 lekë.
6. Edi Paloka ka marrë pagë 128.313 lekë dhe përfitime 93.285 lekë. Në total 221.598 lekë.
7. Eduart Halimi ka marrë pagë 96.455 lekë dhe përfitime 85.839 lekë. Në total 182.294 lekë.
8. Fatmir Mediu ka marrë pagë 84.140 lekë dhe përfitime 139.008 lekë. Në total 223.148 lekë.
9. Flamur Noka ka marrë pagë 96.455 leke dhe përfitime 94.625 lekë. Në total 191.080 lekë.
10. Genc Pollo ka marrë pagë 117.794 lekë dhe përfitime 139.008 lekë. Në total 256.802 lekë.
11. Gent Strazimiri ka marrë pagë 96.455 lekë dhe përfitime 104.539 lekë. Në total 200.994 lekë.
12. Jozefina Topalli ka marrë pagë 112.532 lekë dhe përfitime 132.250. Në total 244.782 lekë.
13. Luçiano Boçi ka marrë pagë 112.532 lekë dhe përfitime 125.952. Në total 238.484 lekë.
14. Majlinda Bregu ka marrë pagë 106.576 lekë dhe përfitime 82.936. Në total 189.512 lekë.
15. Nard Ndoka ka marrë pagë 101.814 lekë dhe përfitime 157.750 lekë. Në total 259.564 lekë.
16. Ridvan Bode ka marrë pagë 96.455 lekë dhe përfitime 94.625 lekë. Në total 191.080 lekë.
17. Sali Berisha ka marrë pagë 112.532 lekë dhe përfitime 47.016 lekë. Në total 159.548 lekë.
18. Vangjel Dule ka marrë pagë 117.891 lekë dhe përfitime 207.500 lekë. Në total 325.391 lekë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...