Disa deputetë të opozitës në parlament kanë propozuar që 21 janari të shpallet Festë Kombëtare.
Motivi për këtë kërkesë është se 21 janari shënon ditën e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës në vitin 1920.
Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kërkesa e projektligjit është firmosur nga 22 deputetë. Tashmë do të shihet nëse ky propozim do të miratohet. Kujtojmë se 21 janari është në memorien politike si dita kur në bulevard u vranë 4 protestues gjatë protestës së opozitës në vitin 2011.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton