Asambleja e Dentistëve ka vendosur unanimisht të rrisë çmimin dysheme të shërbimeve stomatologjike.
Vendimi është marrë në muajin dhjetor, duke rritur në mënyrë të ndjeshme çmimet.
Sipas një dokumenti të siguruar nga “News 24”, çmimet e reja janë vendosur më votën unanime të Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut, ku pro këtij vendimi nga 25 anëtarë, kanë votuar edhe dy anëtarë që janë aty si përfaqësues të qeverisë, nga tre të tillë.
Tetë pas vendimit të marrë nga Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Stomatologut, më datë 14 dhjetor ky vendim është miratuar po unanimisht edhe nga Asambleja Kombëtare e Stomatologëve.
Kësisoj duke filluar nga 1 Janari i këtij viti, qytetarët që i drejtohen klinikave dentare, po përballen më çmime më të kripura se zakonisht.
Për ta konkretizuar një mbushje dhëmbi e gradës së dytë nga 2 mijë lekë të reja, tani kushton 4,000 lekë të reja,
Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi nga 3 mijë lekë të rinj tani është bërë 5 mijë lekë.
Po kështu nëse më herët një vizitë e thjeshtë këshilluese ishte falas, tanimë do të kushtojë 50 lekë të reja.
Për të gjithë këto ndryshime në çmime dentistët i kanë kërkuar Ministrisë së Financave që çmimet të referohen në kasën fiskale të stomatologëve.
Lidhur mbi rastin në fjalë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë e cila e cilëson si të paaplikueshëm vendimin e Urdhërit të Stomatologut, pasi sipas këtij dikasteri nuk është ky institucion që vendos çmime.
Por Ministria nuk sqaron se si është e mundur që përfaqësuesit e tyre kanë votuar pro këtij vendimi.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit