Denoncoi dhunën nga ish-bashkëshorti, policia e shpall në kërkim

08:25 | 2 Shtator 2017
L G

Vemendja ndaj dhunes ne familje duket se eshte rritur pas njerjes se fundit qe tronditi opinionin publik, ku nje gjyqtare u ekzekutua nga ish-bashkeshorti.

Dje nje shtetase me iniciale M.Dnga Fushë Kruja se denoncoi se dhunohej nga ish-bashkeshorti, ndersa policia ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar. Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.

Pas deklaratës së shtetases M.D. në media, policia i bën thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi. “Ndërkohë ftojmë këdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Agim Doçi, 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, të telefonojnë falas në 129.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjësi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme