Google ADS

Denoncimi i Dumës mbi 25 prillin: Në Rrogozhinë veprojnë tri banda

23:34 | 3 Maj 2021
Trina Galanxhi

Kandidatja fituese për deputete e PD-së, Grida Duma denoncoi sot publikisht vjedhjen e votave në Rrogozhinë.

E ftuar në “Open” Duma tha se në Rrogozhinë veprojnë tre banda, duke shtuar se në 25 prill, komisionerët demokratë janë ofenduar.

Mes të tjerash ajo tha se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në njërën prej qendrave duke kryer krim elektoral.

“Tre orë para ose pas mbylljes së kutive ishte se PD kishte fituar.

Në Rrogozhinë veprojnë tre banda, ditën e zgjedhjeve komisionerët tanë më marrin në telefon e më thonë që ka ardhur kryetari i Rrogozhinës bashkë me djalin e atij dhe po na ofendojnë.

Ishte rasti që donin të votohej familjarisht, por kjo gjë nuk ishte lejuar, sipas rregullave votimi duhet të ishte pezulluar.

Unë u nisa nga Kavaja drejt Rrogozhinës. I pyes e më thonë se ka ardhur një përfaqësues i KQZ që thotë se s’ka ndodhur asgjë por le të vijohet me procesin.

Unë i them që të flasë me mua dhe i kërkoj që të lutem prezantohu. Ai prezantohet si anëtar i KQZ. Më pas e fotografojnë me badge që mbante e ia çoj KQZ. Rezultoi që ai nuk ishte fare i KQZ. I bëj kallëzim në SPAK. Mendoni vetë se si e kemi mbajtur atë qendër. Dosja i ka kaluar prokurorisë së Kavajës se sipas tyre s’është konsideruar krim elektoral. I kam në foto anëtarët e e administratës së Rrogozhinës me tatuazhe e me mëngë të shkurtra”, tha Duma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme