Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të facebook një mesazh të një gjimnazisteje. Berisha pohon se nxënësit ndëshkohen me librat e shkollës, Ndërkohë, në mesazhin e gjimnazistes në vit të parë thuhet se ata që duan të blejnë libra për vitin e parë, duhet me patjetër që të marrin dhe ata të vitit të dytë.
STATUSI I BERISHËS:
Gjimnazistja dixhitale denoncon: Ndeshkimin qe ju behet atyre me librat e shkolles! Lexoni mesazhin e saj! sb “Pershendetje z..Berisha! Uroj te jeni mire! Dua te bej publik nje problem tjeter qe ka dale me librat e shkolles pervec atyre problemeve qe dihen. Shumica e librave (flas per vitin e pare te shkolles se mesme) shiten se bashku me ato te vitit te dyte. Pra, me detyrim une duhet te marre fiziken, matematiken, kimine etj.qe jane per vitin e dyte perndryshe une nuk mund te marre as ato libra qe jane per vitin e pare, kur mua me duhen vetem ato te vitit te pare! Nese mundeni ta beni publik kete problem…, ndoshta merr nje zgjidhje! Faleminderit, kalofshi mire!”
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...