Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës dhe i dokumentuar nga struktura të caktuara të policisë me të dënuarit dhe të arratisurit e çështjes Xibraka.
Basha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se për Xibrakën, së pari, duhet pyetur më parë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është karta më e fortë e arritjes së një pakti mafioz Rama-Tahiri.
Ai tha se kjo çështje, implikon drejtpërdrejt Olsi Ramën, i vëllai i kryeministrit të vendit, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka.
Kreu i PD-së, tregoi detaje edhe për kapjen e një sasie kokaine në Maminas, e cila konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kapura në vend.
“Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një aferë e cila vërteton në radhë të parë, krimin e organizuar shqiptar me bështetjen e qeverisë shqiptare, i cili ësht ngritur një shkallë më lart, që është shkalla e trafikut më të madh në botë. Ta marrë dhe ta porosisë direkt nga Kolombia drogën. Kjo nuk ndodh kurrë që një ngarkesë kaq e madhe të mbërrijë pa patur më parë ngarkesa më të vogla që kalojnë të gjitha hallkat”,- tha ai.
Sipas tij, një detaj tjetër është se e gjithë kjo nuk ndodh kurrë pa garancinë e nivelit më të lartë, duke shtuar se ky nivel nuk mund të jetë ministri i Brendshëm, pasi ai nuk ka fuqi, por implikimi shkon deri tek kryeministri i vendit.
“Afera e kokainës së Maminasit është një aferë që krimi i organizuar në Shqipëri me mbështetje qeveritare ka arritur në një shkallë që është më e larta për trafikun e botës në botë. Të marrë dhe të porosisë nga Kolumbia drogën. Kjo nuk mund të kryhet në eksperiencën time si ministër i Brendshëm dhe në bisedat që kam pasur me homologët e mi dhe me autoritetet e Europilit dhe Interpolit, e në veçanti të kokainës që ka vlerë të madhe në treg, nuk ndodh kurrë që një ngarkesë e tillë e madhe të mbërrijë pa kaluar ngarkesa më të vogla që e kalojnë testin. tregon që rruga për kalimin e kokainës ishte e garantuar. Nuk mund të ndodhë kurë pa garancitë e nivelut më të lartë dhe ne ne e dimë se niveli më i lartë në Shqipëri nuk ndalon tek ministri i Brendshëm, sepse nuk ka ministër i Brendshëm me këllqe të tilla që të marë përsipër diçka të tillë pa implikimin e kryeministrit. Pra droga e Maminasit është njësoj si droga e Xibrakës e lidhur drejpërdrejtë me Edi Ramën. Për Xibrakën duhet të pyesni Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë me të cilin ka arritur paktin mafioz me Ramën. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejtë Olsi Ramën, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesorë dhe disa prej të arratisurve kryesorë të cështjes së Xibrakës”,- tha Basha.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata