Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Twitter pas aneksimit të territoreve ukrainase nga Rusia.
Begaj thotë se sfida e hapur e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror.
“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, ka shkruar Begaj.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase, duke bërë pjesë të Rusisë 15% të territorit të këtij vendi.
“Dua të më dëgjojnë në Kiev dhe në perëndim. Njerëzit që jetojnë në Luhansk, Donjeck, Herson e Zaporizhia bëhen qytetarët tanë përgjithmonë. Populli bëri zgjedhjen e tij”, tha Putin.
Të parët që reaguan pasi Putin nënshkroi aneksimin ishin liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata dënuan aktin, ndërsa e konsideruan aneksimin, shkelje të rëndë të parimeve të Kartës së kombeve të bashkuara përmes të cilës Rusia po rrezikon sigurinë e gjithë globit./arbresh.info/
Strongly condemning Russia’s repeated violation of Ukraine’s territorial integrity. The open & flagrant defiance of international laws & community by Russia is bad news for world peace and order. https://t.co/2YHaLrmMC5
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 30, 2022
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...