Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ashpërsuar dënimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si “Rana e Hedhun”.
Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Frrokajn me 1 vit e 4 muaj burg, por pas apelimit, Apeli vendosi të shtojë dënimin.
Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metra katrorë tokë shtetërore në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin.
Në fillim, bashkë me ish-kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë dosja përfshiu 18 të pandehur, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm./Euronews.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...