Ish gjyqtarja Majlinda Andrea është dënuar sot nga ish kolegët e Gjykatës së Lartë.
Andrea është dënuar me 4 vite burgim, që është konvertuar në shërbim prove prej tre vitesh, dhe 5 vjet ndalim ushtrim funksioni.
Akuza ndaj ish gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendimi pronësie në zonën e Butrintit.
1.6 vite burg janë dhënë për bashkëshortin e saj Odise Andrea. Ndërsa sekseri Petraq Dashi, si dhe personat që kanë ofruar shumën e 50 mijë euro, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino janë dënuar me një vit e gjashtë muaj burg.
Prokuroria kishte kerkuar denimin me 4 vite burg per gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e 50 mijë eurove të përfituara nga korrupsioni.
Avokati i Majlinda Andreas,Theodhori Sollaku, tha se do ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese për ankimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...