Dënohet me 2 vite e 4 muaj ish-shefi i krimeve në Elbasan, ndihmonte bandat

14:06 | 11 Prill 2023
Emir Abduramani

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e Krimeve në Policinë e Elbasanit.

Palushi u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit.

Ish-zyrtari i lartë i policisë ndihmonte Erion Alibej, të arrestuar si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.

Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Referuar hetimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani në gusht të vitit 2020, u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që nuk kishin lidhje me ngjarjen./abcnews.al

Të ngjashme