Policia në Londër ka shkatërrruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në shitjen e më shumë se 23 kilogramëve kokainë.
Bestar Karanxha, i njohur edhe me emrin Joszef Fedak, pranoi akuzat si i përfshirë në shitjen e drogës së klasit A dhe u dënua me 16 vjet burg. Po ashtu ai u dënua edhe me 12 muaj burg shtesë për përdorim të një pasaporte të falsifikuar.
Adriatik Karanxha që përdorte emrin Otto Kovacs, u dënua me 9 vjet burg.
Hassan Mezini, një tjetër antar i grupit kriminal, iu shqiptua dënimi i 8 vjetëve burg. Me 8 vjet burg u dënua edhe Serxhio Omeri.
Një dënim më i lehtë prej 3 vjetëve e 6 muaj burg iu shqiptua Akanto Prapajt.
Ky grup kriminal u arrestua pas një hetimi të gjatë nga komanda e krimit të organizuar në policinë metropolitane londineze në qershor të 2018-ës./Topchannel
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë
Emrat dhe mosha, kush janë 34 pengjet e listuar nga Hamasi q...