Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës që e shpalli fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë” në çështjen “Babale”, duke e dënuar me 1 vit burg.
Në një komunikim para mediave, Salianji tha se vendimarrja e gjykatës e pabazuar në ligj dhe në prova, duke paralajmëruar se do të vijojë me denoncime të tjera, duke nxjerrë edhe emra konkret.
“Ishte një vendimarrje e paabazuar në ligj në prova, e bazuar në dëshirën e Kryeministrit. Ka disa shkelje të qarta që e bënë që këtë vendim të ishte në këtë konluzion shumë kohë më përpara. Nuk ka mafia, nuk ka llumë, nuk ka llucë, nuk ka qelbësira që më ndalin dot në këtë vend. Për të tentuar të devijojnë të vërtetën, nuk më tremb, më bën të priviligjuar. Më bën të jem i motivuar, më i fortë dhe më denoncues me emra konkret që do t’i bëj publike në javët në vijim, nuk trembem aspak. Nuk ka diskutim që llumi që janë përfshirë do të çmontohen siç ka ndodhur me gjykatësit e mëparshëm. Deri në gjykatën e Strasburgut që të zbulohet e vërteta. Me vendimin e sotëm mbyllet çështja për Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj”, u shpreh Salianji./TCH
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...