“Ai vendim është një lajm nga më të mirë që të kam dëgjuar”.
Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kur u pyet në lidhje me vendimin për dënimin me burg të ish-deputetit Ervin Salianji. Kreu i qeverisë tha në “Opinion” se Salianji është “një fabrikant faktesh të paqena, një mashtrues popullor që ka përdorur mandatin e deputetit të opozitës për të degjeneruar publikisht kundërshtarin politik”.
Rama shtoi se e dinte që në ditën e parë që rasti në fjalë ishte fabrikim dhe ka pritur 6 vjet që të shohë drejtësinë. Koha e gjatë e pritjes, sipas tij, është një përgjigje për kritikët që thonë se kontrollon drejtësinë. Nëse do kishte qenë gjykatës, Rama tha se do e kishte dënuar Salianjin prej kohësh.
Blendi Fevziu: Ku e dinit ju që Salianji do dënohej që i thatë do ta shohësh dhe ti do të dënohesh, në parlament?
Edi Rama: Jo, unë nuk i thashë kështu. S’i thashë do ta shohësh. I thashë që nuk do e shtysh pafund me raporte, me ikje dhe me shmangie. Unë dija atë që kam ditur që ditën një që ai ishte një fabrikim i ndyrë, skandaloz dhe kam pritur unë 6 vjet unë që ta shoh këtë rezultat. Nëse unë do kontrolloja drejtësinë dhe do isha gjykatës ai do ishte prej kohësh aty kush është sot.
Blendi Fevziu: Po të ishte gjykatës?
Edi Rama: Po patjetër, por s’jam.
Blendi Fevziu: A keni ndikuar ju tek gjykatësit që të jetë atje ku është sot?
Edi Rama: O Fevzi ta thashë pra se ti edhe s’dëgjon. Po ta kontrolloj unë drejtësinë nuk do zgjaste 6 vjet. Kurrë. Sepse është një krim shumë i rëndë. Është vrasje pa gjak dhe pa të marrë jetën, por duke i marrë shpirtin, duke i marrë trutë e kokës jo një personi sepse në fund të fundit personi i goditur drejtpërdrejt, ministri i Brendshëm, unë që jam këtu, nuk është normale, por prapë i kemi dalë kësaj pune përballë. Por janë nëna. Janë prindër. Janë fëmijë. Janë nipër. Janë mbesa që dëgjojnë këto tmerre dhe llahtarisen njerëzit nga gjithë ky tmerr. Këtë lloj tmerri më vjen keq ta them se je një nga përgjegjësit nuk e përjeton as Serbia, as Kosova, as Mali i Zi, as Maqedonia e Veriut, as Bosnja. Në të gjitha këto vende në rajonin tonë nuk ndodh kjo, nuk i kanë këto situata terrori të shpifjes dhe baltës çdo darkë./tvklan.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...