Komuniteti i biznesit Agro-përpunues dhe i Tregtisë se ushqimeve është i shqetësuar për ashpërsimin e Kodin Penal për shkeljet me sigurinë ushqimore. 7 shoqata biznesi, përfshirë Dhomën Amerikane të Tregtisë, atë italiane dhe shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri, i janë drejtuar me një letër kryetarëve të komisioneve parlamentare, duke i kërkuar që të marrin në konsideratë vërejtjet e tyre. Për letrën është vënë në dijeni dhe kryeministri Rama dhe ambasadat kryesore në Tiranë.
Mira Pogaçi, drejtore ekzekutive e bashkimit tregtar shqiptar thotë se në amendime janë përdorur terma që nuk përcaktojnë si duhet përgjegjësitë penale dhe mund të ketë keq interpretime.
“Kjo vjen ndoshta edhe për shkak të besimit të ulët që Komuniteti i Biznesit ka ndaj institucioneve të drejtësisë apo të institucioneve ligjzbatuese, në interpretimin e Kodit të ri Penal, këtyre ndryshimeve, në momentin që do t’i kenë në dorë”, tha Pogaçi. Prodhuesit dhe tregtarët e ushqimeve kërkojnë që legjislacioni të përputhet me direktivat e Bashkimit Evropinan.
“Këto synime nuk synojnë që të përafrojnë ndonjë direktivë të caktuar të Komunitetit Europian. Të qenurit në këto kushte, do të ishte e mira që të përafroheshin me situatën ekonomike në vend dhe me të gjithë aktorët ekonomik, që janë prodhuesit më vete, distributorët, tregtarët e një supermarketi apo dyqanet”, vijoi Pogaçi.
Deputete e mazhorancës kanë propozuar ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënime deri në 15 vite burg për shkelësit e sigurisë ushqimore. Ligji përfshin të gjithë gamën e produkteve ushqimore; që nga mallrat e importit , deri ato të prodhuara apo të përpunuar në Shqipëri. Ndryshimet ligjore pritet të kalojnë në seancë plenare në 20 qershor./TCH
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës