Nënkryetari i majtë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, ka përgëzuar Partinë Demokratike në lidhje me denoncimin e kryer ndaj kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili u shkarkuar nga detyra e tij fill pasi dolën provat se ai kishte ndërruar identitet për të fshehur një krim të kryer në Greqi, duke gënjyer kësisoj në formularin e dekriminalizimit.
I ftuar në news24, Denar Biba u shpreh se është për t’u përgëzuar puna e bërë nga PD për t’i shkuar deri në fund rastit të Kajmakut, duke zbuluar arrestimin e tij në Greqi për falsifikim parash nën emrin e Jorgo Totos.
Biba: Është për t’u përgëzuar PD, sepse ishte iniciatore, si duket pati informacionet, dhe shkoi përtej mundësisë së KQZ, madje edhe Prokurorisë, për Kajmakun e të tjerët. KQZ ka qenë korrekte kur iu ka kërkuar institucioneve shqiptare, jo të huaja, të dhëna për kandidatët. KQZ nuk ka asnjë lloj mundësie që të ketë kontakte apo informacion se çfarë kanë bërë shqiptarët jashtë shtetit. PD duhet përgëzuar, por letra ishte një lloj presioni./Express
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...