Dëmtohet duke punuar me frezë, humb jetën një 65-vjeçar në Cërrik

15:56 | 24 Tetor 2024
R J

Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me frezë dore në Cërrik. Mësohet se ai ka shkuar pa shenja jete në spital, si pasojë e plagëve të marra.

“Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme