Të paktën 8 familja në rrethin e Matit janë prekur nga tërmeti, ndërsa tashmë u duhet të jetojnë në çadër, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pa banueshme.
Familjarët që kanë kaluar natën në çadër, kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi nuk mund të qëndrojnë gjatë aty. Ata shprehen se është shumë e vështirë me fëmijë të vegjël të jetosh nën çadër, ndërsa vetë janë të pafuqishëm ekonomikisht për të rindërtuar banesat, të cilat aktualisht nuk kanë asnjë siguri për qëndrimin e tyre brenda, shkruan Top Channel.
Për të parë nga afër situatën pranë disa familjeve në fshatin Dukagjin dhe Derjan të Matit, ishte edhe deputeti i qarkut Dibër, Ilir Beqaj. Gjatë takimit me banorët, Beqaj shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara sa më parë.
Beqaj tha se sapo të mbarojnë procedurat e vlerësimit të dëmeve, do të angazhohet për të lëvruar anën ekonomike që të mundësohet ndërhyrja pa nisur shirat në stinën e vjeshtës.
Sakaq, janë tetë grupe në terren që po verifikojnë dhe vlerësojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...