Një tjetër ndërtesë është shpallur e pabanueshme në Bulqizë, pasi u dëmtua nga tërmeti i dy ditëve më parë në Shqipëri.
Në pallatin ku banojnë tetë familje dhe ka biznese në katet e para ka nisur puna nga ana e policisë bashkiake dhe ajo e rendit për boshatisjen e ndërtesës.
Ndërtesa ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit.
Këtë paradite, një pallati që ndodhet në lagjen e re të qytetit iu vendos shiriti dhe banorëve iu kërkua të evakuuoheshin.
Një pjesë e tyre u largua, por disa të tjerë shprehen të vendosur për mos të dalë nga apartamentet e tyre.Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter u regjistrua të dielën në darkë rreth orës 22:37, ndërsa u pasua nga disa pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...