Google ADS

Delegacioni i Komisionit të Venecias vjen në Tiranë, pritet opinion për çështjen Meta dhe ‘Paketën Anti-shpifje’

12:33 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vjen në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias, ku pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i “Paketës Anti-shpifje”.

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi të hënën e 10 shkurtit në orën 9:15 në ambientet e Kuvendit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00.

Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca në orën 15:15. /Ora News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme