Isuf Kurtaj
Shqiptarët nuk qëndrojnë në Holandë si turistë legjitimë por vijnë dhe kondrollojnë trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe trafikun klandestinë të njerëzve. Pas zbardhjes së raportit, është vërejtur se këto janë tre pikat që përbëjnë shqetësimin kryesor pse Holanda këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Sipas raportit shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze.
Të dhënat
Në raportin e plotë të policisë holandezë përshkruhet një panoramë e plotë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë. Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë. “Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezencë të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli”. Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë. Sipas Policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave. Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur. Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale. Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar.
Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen. Shtatë vjet pasi shqiptarëve iu liberalizuan vizat, ata po kërcënohet seriozisht që të blloken të lëvizin të lirë. Po të kujtojmë një muaj pasi Franca i tërhoqi vëmendjen vendit tonë dhe thirri Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar për numrin e madh të azilantëve shqiptarë në territorin e saj një tjetër vend i ka kërkuar Shqipërisë që ti rikthehet regjimi i vizave.
Nëse për francezët apo më parë për gjermanët problem ka qenë numri në rritje i azilantëve të ardhur nga vendi ynë, për autoritetet holandeze problem i madh është shndërruar droga që arrin aty përmes rrugëve ilegale. Madje agjencia ligjzbatuese holandeze ka bërë një kërkesë për kthimin e vizave për shqiptarët. Ka qenë Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit që i ka propozuar qeverisë rivendosjen holandeze regjimi të vizave për shqiptarët për shkak se tonelata drogë kanë arritur nga Shqipëria gjatë këtij viti. Përmes një memorandumi të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdamit e cila ka konfirmuar memorandumin.
Ambasada holandeze: Policia raport konfidencial
Rritja e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë, për të cilën shprehet shqetësimi i rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, ka bërë që policia e këtij shteti të përgatisë një raport konfidencial të cilin do t’ia prezantojë Ministrisë së Drejtësisë holandeze. Ambasada holandeze në Tiranë në lidhje me këtë shqetësim, tha se është në dijeni të artikujve në shtypin holandez për këtë raport por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar nga Ministria. Shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare. Pas lajmit të qarkulluar në media se autoritetet holandeze, të shqetësuar nga rritja e kriminalitetit dhe e trafikut të drogës nga shtetasit shqiptarë në shtetin holandez, kontaktoi me Ambasadën holandeze në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave.
Në përgjigjen e saj zyrtare, për “Ora News”, ambasada holandeze në Tiranë, shprehet se ky raport, i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze, ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar. Ne jemi në dijeni të artikujve të shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial nga policia holandeze për sa i përket zgjerimit të krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Ky raport aktualisht po studiohet nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë nuk ende nuk i është prezantuar Ministrisë zyrtarisht”. Raporti u pa si një shqetësim nga aktorë politikë vendas, për të cilin reagoi me anë të një statusi në facebook edhe ish-presidenti Bujar Nishani, si dhe kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Shqetësimeve të tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët iu përgjigj Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i quajti këto aludime si politikë vere.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare