Shtëpitë e tetë familjeve në qytetin e Selenicës u përmbytën mbrëmjen e së martës, si pasojë e daljes së përroit nga shtrati pas shirave të dendur.
Mjaftuan dy orë shi që uji të vershojë në banesë me një lartësi prej 30 cm.
“Është hera e pestë që përmbytemi” thonë banorët, por edhe pse janë ankuar gjithnjë në Bashkinë e Selenicës, asnjë masë nuk është marrë për të ndaluar daljen e ujit nga shtrati./Top Channel