Përroi i Çullës në Gjirokastër ka dalë nga shtrati pas reshjeve të shiut. Tridhjetë shtëpi mbeten të rrezikuara, ndërsa banorët janë të alarmuar.
Uji ka marrë me vete inerte që kanë shkatërruar urën dhe bllokuar rrugën.
Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami tha se do të bëhet një ndërhyrje provizore në shtratin e përroit, pasi nuk ka buxhet për rehabilitimin e plotë të tij.
“Janë fonde të cilat buxheti i Bashkisë Gjirokastër nuk mund t’i përballojë dot. Ne jemi shpresëplotë që qeveria shqiptare do të na ndihmojë”.
Kjo është hera e dytë që përroi del nga shtrati brenda një kohe të shkurtër. Vërshimet e herëpas’hershme të përrenjve në Gjirokastër në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndaj kërkohet edhe një zgjidhje përfundimtare. /Tv Klan
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...