Google ADS

Del nga shtrati lumi, dy fshatra bllokohen

13:30 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Del nga shtrati lumi i Kalasës në Sarandë. Reshjet e shiut që kanë nisur prej ditës së djeshme duket se kanë ndikuar në rritjen e prurjeve në lumë. Dalja nga shtrati i lumit të Kalasës ka izoluar banorët e dy fshatrave, Tatzat dhe Kalasës. Gjithashtu është prishur edhe rruga që të çon në këto dy fshatra. Tatzati dhe Kalasa janë në territorin e Bashkisë Delvinë.

Edhe në Gjirokastër është përkeqësuar situata si pasoje e shiut të renë. Reshjet intensive të shiut kanë “zgjuar” sërish përlloin e Çullos në Gjirokastër. Përroi ka çarë argjinaturën e uji e po vërshon vrullshëm në rrugë./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme