Saimir Tahiri nuk është ministri i fundit që do të largohet nga qeveria. Kryeministri Rama ditën e hënë do të njoftojë shkarkime të reja.
Ndërkohë, sonte në mbrëmje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbledhur në zyrën e tij, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe deputetin e PS-së, Eduard Shalsi.
Nuk dihet se ç’është biseduar, por duke qenë se Shalsi është njeri i afërt dhe “besnik” i Ramës, nuk përjashtohet që të jetë pikërisht ai njëri nga kandidaturat për zëvendësimin e Tahirit në dikasterin e ministrisë së Brendshme, shkruan Gsh.al.
Mediat kanë publikuar edhe emrin e Peleshit si një nga emrat e mundshëm për t’u emëruar në këtë ministri.
Ndërkohë ditën e diel, në orën 10 është njoftuar mbledhja e Qeverisë, ku dhe mendohet se do të merret vendimi për ministrat. Të njëjtat burime saktësojnë se Rama mund të firmosë konkretisht shkarkimin e Damian Gjiknurit, Ditmir Bushati, Blendi Klosit, Lindita Nikollës, Mimi Kodheli, Bledi Çuçit dhe Ilir Beqajt.
Rama pritet të shkarkojë nga detyra pikërisht ata ministra që janë njëkohësisht drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe, për t’iu dhënë atyre mundësi që të fokusohen me kohë të plotë në angazhimin elektoral dhe arritjen e objektivit: fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Kështu Partia Socialiste hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar. Ende nuk konfirmohet nëse Rama do t’i shkarkojë të 7 ministrat që PS ka deleguar si koordinatorë në qarqe apo vetëm një pjesë të tyre.
Ministrat socialistë që janë drejtues të PS në qarqe
Drejtues i PS në Qarkun Tiranë
Saimir Tahiri (Ministër i Brendshëm)
Drejtues i PS në Qarkun Vlorë
Damian Gjiknuri (Ministër i Energjisë)
Drejtues i PS në Qarkun Korçë
Niko Peleshi (Zv/kryeministër)
Drejtues i PS në Qarkun Shkodër
Ditmir Bushati (Ministër i Jashtëm)
Drejtues i PS në Qarkun Berat
Blendi Klosi (Ministër i Mirëqenies Sociale)
Drejtuese e PS në Qarkun Lezhë
Lindita Nikolla (Ministre e Arsimit)
Drejtuese e PS në Qarkun Dibër
Mimi Kodheli (Ministre e Mbrojtjes)
Drejtues i PS në Qarkun Gjirokastër
Bledi Çuçi (Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor)
Drejtues i PS në Qarkun Kukës
Ilir Beqja (Ministër i Shëndetësisë)
Tahiri ka qenë në qendër të akuzave të opozitës si përgjegjës për kanabizimin e vendit, por gjithashtu edhe të aleatit kryesor të PS-së, LSI-së. Ky largim mund të pasojë me një rikompozim të plotë të kabinetit, gjë për të cilën kryeministri Rama fill pas kthimit nga Berlini është duke biseduar me aktorët dhe faktorët politikë në vend.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...