Gjykata e Apelit në qytetin e Vlorës i ka dhënë pafajësinë ish kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash, fshehje të provave të krimit dhe së fundmi, ndërtim të paligjshëm.
Akuza e prokurorisë ka qenë se ish kreu i bashkisë kishte marrë pjesë në ndërtimin e paligjshëm të një pallati 11 katësh në Vlorë.
Prokurori i çështjes Albert Kuliçaj, kërkoi në pretencën e tij të dhënë 8 vite burg për Gjikën, por këto akuza ranë në gjykatën e Apelit Vlorë, e cila e ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun.
Trupi gjykues ishte përbërë nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?