Del ekspertiza e aksidentit tragjik të 25 qershorit në rrugën Fier-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes Gushi.
Makina tip “Audi”, që përplasi automjetin tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e familjes Gushi, po lëvizte me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip “Toyota” u godit nga makina e të riut Igli Madani. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit “Toyota”, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë nga aty. .
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, ndërs ai plagosur mbeti edhe drejtuesi i “Audi”, Igli Madani.
Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg./lapsi/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...