27 zyrtarë mes tyre dhe dy ish-deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.
Burime nga akuza e Tiranës bënë me dije për Report Tv se tashmë është regjistruar procedimi penal ndaj zyrtarëve të cilët për shkak të ligjit të dekriminalizimit janë larguar nga funksionet publike mes tyre, deputetë, drejtorë shkollash, këshilltarë lokalë si dhe drejtorë të institucioneve të ndryshme.
Ky procedim është regjistruar pasi materialeve që janë përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme në akuzën e kryeqytetit për personat e prekur nga dekriminalzimi. Por çfarë rrezikojnë këta ish-funksionarë publik?
Referuar kodit penal ata po hetohet sipas nenit 190 i cili parashikon se “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...