Presidenti Ilir Meta i kanë mjaftuat 7 ditë kohë për të dekretuar emrin e prokurorit të krimeve të rënda Besnik Muci si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese megjithëse ai vijon përballjen me procesin e vettingut.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm drejt formimit të Gjykatës më të rëndësishme në vend e cila u shkri si pasojë e ngecjes me rrjetën e vettingut të anëtarëve të saj.
Në relacionin shpjegues thuhet se presidenti Ilir Meta e dekretoi Besnik Mucin, për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore.
“Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhjen e kësaj candidature” thotë presidenti Republikës.
Vetëm pak orë nga dekretimi për ta çuar drejt Gjykatës Kushtetuese, prokurorit të krimeve të rënda Besnik Muci iu desh të përballej me Kolegjin e Posaçëm të apelimit, pasi nota kaluese që mori në shkallën e parë të vettingut, u apelua nga komisioneri publik.
Kolegji i Posaçësm i Alemit deklasifikoi një dokument sekret të DSIK, ku thuhej se prokurori Besnik Muci ka dy kontakte të papërshtatshme. Një person i dënuar për mos kallzim krimi nga i cili ka blerë shtëpinë dhe i ka një borxh 21.000 euro dhe një tjetër i dënuar për dhënie makine në gjendje të dehur dhe që kishte kundërshtuar forcat e rendit të cilit i kishte blerë makinën.
Sipas komisionerit publik, subjekti rivlerësimit Benik Muci mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturave kriminale. Kolegji Apelimit vendosi ti kërkojë prokurorisë së Krimeve të Rënda informacion nëse prokurori Besnik Muci kishte informacion apo trajtuar procedurjalisht 4 persona dy prej të cilës të vlerësuar nga DSIK si të papërshtatshëm.
Dekreti i presidentit Ilir Meta i hap rrugën krijimit të gjykatës kushtetuese. Por deri në formën e plotë me 9 anëtarë mbetet një rrugë e gjatë pasi presidentit i duhet të zgjedhe edhe dy anëtarë të tjerë, 3 anëtarë kuvendi dhe po aq gjykata kushtetuese./Top Channel
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?